Flashmob surprizë para Universitetit të Tiranës shpalos flamurin 10 metra të gjatë LGBTI

Tiranë, 17 Maj 2023 – Sot në mëngjës në një flashmob surprizë përpara Universitetit të Tiranës, në Sheshin “Nënë Tereza” në kryeqytet, Ambasada PINK dhe partnerët e saj shpalosën flamurin LGBTI, i cili është rreth 10 metra i gjatë. Flashmob shënon hapjen e aktiviteteve kryesore një-javore në kuadër të 17 Majit – Ditës Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Bifobisë, Transfobisë dhe Lezbofobisë.

“Ky është viti i 14-të që flamuri LGBTI shpaloset në Tiranë në të gjithë ngjyrat e tij, për të thyer frikën, tabutë dhe paragjykimet që shoqërojnë jetën e komunitetit dhe personave LGBTI në Shqipëri” – tha Altin Hazizaj, President i Ambasadës PINK.

Flashmob që zgjati për rreth 10 minuta shpalosi një flamur që për Ambasadën PINK është me vlerë tepër historike, pasi është prodhuar në Shqipëri nga një familje muslimane dhe është përdorur në çdo pride që nga viti 2014 e deri më sot. Flashmob iu bashkuan miq dhe kolegë nga OMSA Shqipëri, Këshilli i Europës, CRCA/ECPAT Shqipëri, prindër etj. Është hera e parë që flamuri shpaloset në formën e një flashmob, pasi zakonisht ai vendoset në kolonat e pallatit të kulturës në Tiranë. Organizatorët vendosën që këtë vit të sillnin një shpalosje të flamurit në një formë të re për publikun.

Mbështetësit Dhe Partnerët