Manifesti LGBT

MANIFESTI PËR TË DREJTAT E KOMUNITETIT LGBT NË SHQIPËRI! 

1. PARANDALO DISKRIMINIMIN! 

Diskriminimi dhe paragjykimi mbetet një nga problemet kryesore me të cilat përballet komuniteti në familje, shkollë, shoqëri, vendin e punës etj. Për këtë arsye komuniteti rekomandon: 

  • Zbatimi i plotë i Ligjit për Mbrojtjen nga Diskriminimi; 
  • Respektimi dhe Promovimi i te Drejtave të Komunitetit nëpërmjet: 
    • Caktimit të pikave të kontaktit në Bashki për çështjet LGBT; 
    • Realizimit të fushatave lokale ndërgjegjësuese kundër diskriminimit; 
    • Miratimi të politikave të brendshme në Bashki për parandalimin dhe eleminimin e diskriminimit; 
  • Realizimi i aktiviteteve të përbashkëta mes Bashkive dhe komunitetit; 

2. SIGURI! 

Mungesa e sigurisë dhe pranimit lehtësisht të të qenit homoseksual, lezbike, biseksual dhe transeksual nga shoqëria, bëjnë që komuniteti të ndihet i pambrojtur dhe të privohet nga të drejtat, që si qytetarë të këtij vendi iu takojnë me ligj. Për këtë arsye rekomandohet: 

  • Trajnimi i stafeve të Bashkive dhe Komunave për të njohur të drejtat e komunitetit LGBT; 
  • Trainimi i forcave policore në nivel lokal për t’u aftësuar në respektimin e të drejtave të komunitetit dhe për të garantuar mbrojtjen e tyre. 
  • Vendosja e një numri telefoni falas për çdo rast emergjence; 
  • Të rritet siguria në rrugë dhe mjetet e transportit publik; 

3. SHËRBIME SOCIALE DHE PËRKUJDESJE! 

Personat LGBT hasin një mungesë të theksuar apo inefiçencë të sherbimeve sociale. Shërbimet sociale për komunitetin ndikojnë në cilësinë e jetës dhe mirëqenies së tyre. Për këtë arsye rekomandohet: 

  • Ofrimi i shërbimeve psiko-sociale dhe shërbimeve mbështetëse për komunitetin me fokus të veçantë komunitetin transgjinor; 
  • Hapja e Strehëzave për komunitetin në nevojë , Qendrave të Këshillimit, Klubeve sociale, etj; 
  • Buxhetimi me pjesmarrje dhe në konsultim me komunitetin pranë çdo Bashkie; 

4. STREHIM! 

Një nga problemet më të mëdha për komunitetit është strehimi, që prek personat që dëbohen nga familja dhe veçanërisht komunitetin transgjinor. Për këtë komuniteti rekomandon: 

  • T’i jepet përparësi politikave të strehimit për komunitetin, duke promovuar strehimin e sigurtë të personave në situata emergjence, nga skema e strehimit pranë Bashkive; 
  • Sigurimi i strehimit të përkohshëm dhe të përhershëm për komunitetin transgjinor, sidomos në Tiranë; 

5. PUNËSIM! 

Një problem esencial që ndikon në garantimin e mirëqenies sociale të komunitetit LGBT është papunësia. Punësimi i komunitetit forcon mirëqenien e tyre dhe të familjeve. Për këtë arsye rekomandohet: 

  • Shmangia e diskriminimit në punësim duke ofruar mundësi të barabarta për komunitetin; 
  • Të shikohet me përparësi punësimi i komunitetit transgjinor
  • Të nxitet dhe të mbështeten nismat e vetë-punësimit të komunitetit LGBT. 

Mbështetësit Dhe Partnerët