Shëndetësore

SEKSI I SIGURT ËSHTË PËRGJEGJËSIA E GJITHKUJT!

Cfarë është SIDA / virusi HIV dhe AIDS?

SIDA është vlerësuar si sëmundja më e rrezikshme e viteve të fundit. Ajo shkaktohet nga virusi HIV. HIV është virusi i mungesës së imunitetit të njeriut .Virusi ndikon në sistemin imunitar të trupit pra në mbrojtjen e tij kundër sëmundjeve. Me kalimin e kohës ai dobëson sistemin imunitar duke bërë që personi që e mbart virusin të jetë i hapur për infeksione të tjera. HIV mund të qëndrojë në trupin e një personi për shumë vite duke mos dhënë asnjë shenjë të dukshme, që do të thotë se dikush mund të jetë mbartës i virusit HIV dhe përseri të ndihet shumë i shëndetshëm. Një person që mbart virusin HIV quhet HIV pozitiv.

AIDS është sindromi i fituar nga mangësia e imunitetit e cila i referohet numrit të madh të sëmundjeve të veçanta që një person me HIV pozitiv mund të marr kur sistemi i tij imunitar dobësohet. Eshtë e mundur të jesh bartës i HIV për shumë vite para se të zbulohet ndonjë rast sëmundje zakonisht i lidhur me AIDS. 

Cilat janë rrugët e transmetimit të virusit HIV?

Tre janë rrugët e transmetimit:

  1. Nëpërmjet transfuzionit të gjakut: kur një përdorues droge përdor të njëjtën shiringë të një përdoruesi tjetër, transfuzionit të gjakut të infektuar apo përdorimit të mjeteve invazive të pa sterilizuara.
  2. Nëpërmjet marrëdhënieve seksuale të pambrojtura (homoselsuale dhe heteroselsuale), me individë të infektuar. Pra kur lëngjet e trupit të infektuar si sperma (duke përfshirë para-spermën, lëngjet që janë prezente përpara orgazmës), lëngjet vaginale, mukusi ose gjaku kalon nga trupi i personit të infektuar me HIV në trupin e personit të painfektuar.
  3. Nga nëna e infektuar tek fëmija gjatë shtatzënisë, gjatë lindjes apo gjatë ushqyerjes me gji.

Mënyrat nëpërmjet të cilave virusi HIV nuk transmetohet

  • Nga kontaktet e zakonshme si prekja, përqafimi, puthjet, shtrëngimi I duarve, nga kontakti I trupit në vende të mbipopulluara.
  • Gjatë kollitjes apo teshtitjes.
  • Nga pickimi i insekteve të ndryshme.
  • Gjatë përdorimit të përbashkët të tualetit, dushit dhe pishinave.
  • Gjatë ngrënies ose pirjes me një person të infektuar.
  • Gjatë shoqërimit me persona të infektuar me HIV/ AIDS.

Seksi i sigurt

Seksi i sigurt është cdo lloj aktiviteti seksual i cili nuk lejon farën e mashkullit (spermën dhe para-spermën), lëngun vaginal, mukusin ose gjakun të kalojë nga një person në tjetrin.

Puthja-pështyma nuk transmeton HIV-in. Prekja, masazhet, fërkimet (fërkim i trupave me njëri-tjetrin) dhe tymosja janë të sigurta. Masturbimi i përbashkët nuk përbën rrezik për transmetimin e HIV-it, ndërkohë që perdorimi i para-spermës së njeritjetrit si lubrifikant paraqet rrezik për transmetim.

Masturbimi i përbashkët është i sigurt vetëm nëse nuk ka të cara ose plagë të hapura në dorë ose në organin gjenital.

Pajisje të seksit të sigurt - Prezervativët dhe lubrifikimi

Nëse përdoret sic duhet, prezervativi do të ndalojë transmetimin e HIV-it. Kontrolloni madhësinë e duhur, kontrolloni përdorimin brenda datës së skadencës dhe kujdesuni që të mos cani prezervativin gjatë hapjes së paketës.

Të bësh seks me prezervativ

Prezervativët sigurojnë një barrierë efektive për parandalimin e lëngjeve të infektuara që kalojnë nga një partner në tjetrin.

Përdorimi i një prezervativi me bazë uji ose lubrifikim me bazë silikoni për partnerin aktiv si dhe atë pasiv e bën seksin anal ose vaginal të sigurt.

Nëqoftëse përdoren sic duhet prezervativët janë shumë të besueshëm, gjithsesi ata rastësisht mund të cahen ose të rrëshqasin.

Eshtë mirë që herë pas here prezervativi të kontrollohet nëse është i vënë sic duhet dhe akoma i paprekur.

Seks me rrezik të ulët

Seks me rrezik të ulët konsiderohet cdo aktivitet seksual që prezanton një shans të vogel për transmetimin e HIV-it

Seksi oral

Seksi oral përmban një rrezikshmëri të ulët për transmetimin e HIV-it, në vecanti nëse përfshihet derdhja e spermës në gojë. Derdhja e spermës në gojën e personit rrit rrezikshmërinë e kalimit të HIV-it nëse ti je HIV pozitiv. Të marrësh spermën në gojën tënde rrit propabilitetin tek ti që të marrësh HIV-in nëse je HIV negativ, vecanërisht nëse ke ndonjë të carë, plagë ose mishra të infektuar.

Seks i pasigurt

Seks i pasigurt është cdo lloj aktiviteti seksual i cili lejon spermën (përfshirë këtu para-spermën), mukusin, lëngjet vaginale ose gjakun të kalojë nga partneri me HIV pozitiv në partnerin me HIV negativ. Kjo sjellje përbën një shans shumë të madh për transmetimin e HIV-it.

Seks pa prezervativ

Seksi anal pa prezervativa paraqet rrezikun më të lartë për transmetimin e HIV. Nëse ju jeni partnerrë pasiv, sperma e infektuar ose parasperma mundet të hyjë në gjak përmes mukusit ose përmes të carave ose plagëve të shkaktuara nga fërkimi. 

Nëse ju jeni partneri aktiv, gjaku i infektuar ose mukusi nga fundshpina mund të hyjë në penis përmes të carave të vogla në lëkurë ose përmes syrit të penisit.

Të kesh një sëmundje seksualisht të transmetueshme (SST), përfshirë këtu gonorre, sifiliz, klamidia ose herpes mund të rrisë shansin që ta kesh marr HIV-in mbi 10 herë.


Publikim i PINK EMBASSY/LGBT PRO Shqipëri 

Pink Embassy/LGBT PRO Shqipëri

 

Mbështetësit Dhe Partnerët