“Burgu im”: Si të luftosh tabutë trans në Shqipërinë konservatore

Ekspozita trans në Shqipëri, eko në mediat botërore. Personat trans dhe intervistat e fotot e tyre ishin pjesë e një reportazhi të cilin prestigjozja AFP e ka publikuar disa ditë më parë. Më poshtë gjeni lajmin të cilin në avriantin origjinal e keni të bashkangjitur në këtë link:    https://www.msn.com/en-us/travel/news/my-prison-battling-trans-taboos-in-conservative-albania/ar-AAKt98i

 

“Burgu im”: Si të luftosh tabutë trans në Shqipërinë konservatore

Kur kthehet në shtëpi, 22-vjeçarja Luana Myrtollari mbyll menjëherë derën dhe perdet gjithashtu, një gjest reflektues ky që vjen nga frika. Transgjinorët gjejnë pak pranim në shoqëritë konservatore si Shqipëria.

“Sa herë që dalim nga shtëpia, përballemi me agresion”, thotë Myrtollari.

"E vetmja gjë që dëshiron të bësh, është të qëndrosh në shtëpi, të biesh në gjumë dhe të mos zgjohesh kurrë më sepse keni humbur vullnetin për të jetuar".

Studioja e saj e katit përdhe është e siguruar me porta hekuri, që të drejton në një oborr të vogël. Grilat metalike që mbyllin tërësisht banesën e saj, mezi lëshojnë dritë.

"Bota është burgu im", thotë Myrtollari, e cila u largua nga familja e saj në moshën 14 vjeç dhe u detyrua të strehohej në shtëpinë e një të riu.

Pas viteve të izolimit, ajo dhe të tjerët persona në komunitetin transgjinor vendosën të përballen për herë të parë me tabutë në hapësirë. Ata kanë nisur një ekspozitë fotografike në kryeqytetin e Tiranës, me imazhe të zymta të Myrtollarit dhe dy prej miqve të saj - Denisa Mneri dhe Lola Monro - në poza të stilizuara përballë mureve të shkatërruara dhe shkallëve të frikshme të një ish-burgu.

- 'Më të përjashtuarit' -

"Ne thjesht duam të pranohemi ashtu siç jemi", thotë Mneri, me një parukë e gjatë dhe bionde që bie poshtë shpatullave të saj.

Edhe pse, kjo mund të zgjasë shumë. Mneri dhe Monro – të cilat nuk janë merat e tyre të vërtetë - tërheqin shikime të zbrazëta kudo që shkojnë në ditën e hapjes së ekspozitës.

"Të jesh trans në Shqipëri do të thotë të privohesh edhe nga gjërat më të vogla, të të dëbojnë nga një kafene kur gjithçka që dëshiron është të pish një kafe", thotë Altin Hazizaj, kreu i Ambasadës PINK në Tiranë.

"Ky komunitet është më i diskriminuari, më i abuzuari, më i përjashtuari nga të gjithë."

Për 10 vitet e fundit, ligji shqiptar ka ndaluar diskriminimin bazuar në identitetin gjinor ose orientimin seksual. Por një raport i botuar këtë muaj nga Ambasada Pink, sugjeroi që 94 përqind e shqiptarëve do të refuzonin të mbështesnin fëmijët e tyre nëse ata rezultojnë të jenë homoseksualë Dhe aktivistët thonë se situata është edhe më e keqe për njerëzit transgjinorë.

- 'Të burgosurit e ndërgjegjes' -

Mneri, tani 33 vjec, thotë se e fshehu faktin se ndihej si një grua nga familja e saj për vite me rradhë. Dëshira e saj e vetme sot është të arrijë të kryejë një operacion për ta transformuar fytyrën e saj më femërore - të ndryshojë pikërisht pjesën e saj që njerëzit e vërejnë.

"Trupi im nuk më shqetëson", thotë ajo. Ajo që e shqetëson atë është "dhuna fizike, fyerjet, provokimet e urrejtja sa herë që thjesht dëshiron të jesh vetvetja".

Monro, e cila nuk donte të përdorte emrin e saj të vërtetë, nuk ishte në gjendje të mbaronte shkollën e mesme për shkak të ngacmimit nga shokët e saj të shkollës. Kur ishte 26 vjeç, ajo mendonte sërish të mbaronte arsimin e saj në shkollën e mesme, por një sulm i kryer në atë periudhë e zmbrapsi prapë.

"Në Shqipëri, për të mbijetuar, ju ose duhet të sakrifikoni dinjitetin tuaj, integritetin tuaj, mirëqenien tuaj psikologjike, ose të luftoni ashpër kundër krimeve të urrejtjes dhe transfobisë," thotë ajo.

Kjo luftë për të mbijetuar e bëri ish-burgun Spac, në veri të Tiranës, zgjedhjen e dukshme për foto sesionin e tyre. Ishte vendi ku diktatori komunist Enver Hoxha hodhi e burgosi armiqtë e tij politikë, dhe Myrtollari sheh një vijë të qartë midis dy komuniteteve të margjinalizuara.

"Edhe ne jemi të burgosur të ndërgjegjes", thotë ajo.

Ajo e sheh krijimtarinë si mënyrën e saj më të mirë për të shpëtuar, duke shkruar një tregim si dhe duke vendosur veten në ekspozitën e fotografive.

"Arti është arma jonë e vetme për të qenë e dukshme në një shoqëri që na refuzon," thotë ajo.

Mbështetësit Dhe Partnerët